E keni menduar ndonjëherë se çfarë paralajmëron ndryshimi i thonjve për shëndetin tuaj?
Si çdo pjesë e trupit, edhe thonjtë mund të paralajmërojnë diçka serioze, transmeton “Kosovarja”.
Njollat e bardha në thonj mund të jenë disa shenja të sëmundjes së sarkoidozës, e cila përfshin lëkurën, mushkëritë dhe organet e tjera.
Sa më poshtë të gjendet linja në thua, sëmundja është më e re kështu që kushtoni vëmendje të plotë.
- Shfaqja e linjës së bardhë në gjithë sipërfaqen e thoit mund të tregojë këto sëmundje
- pengesën e zemrës,
- sëmundjen e Hodgkinit,
- malarien,
- lebrën.
Nëse i vëreni dy linja të bardha të holla horizontale në një apo më shumë thonj, do të thotë se është shenjë e hipoalbuminemisë, nivelit të ulur të albuminave në gjak.
Keni kujdes: Këto ndryshime nuk duhet t’i anashkaloni pasi u tregojnë mjaftë për shëndetin tuaj./Kosovarja/