Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Tahiri, ka përjetuar një situatë të pazakontë gjatë pushimeve të saj në Vjenë, Austri.
Teksa po qëndron në një hotel luksoz, një ngjarje e çuditshme e ka befasuar krejtësisht – dritarja e dhomës së saj është rrethuar nga një numër i madh bletësh.
Ngjarja ka ndodhur papritur dhe ka shkaktuar shqetësim tek këngëtarja, e cila nuk ka hezituar të kërkojë ndihmë nga autoritetet austriake.
Në një reagim të shkurtër në Instagram, Adelina është shprehur se nuk ka përjetuar kurrë më parë një situatë të tillë dhe se mbeti e habitur nga ajo që pa.
“Asnjëherë në jetë nuk kam parë diçka të tillë”, tha Adelina duke e përshkruar skenën si të pazakontë dhe të frikshme.