fbpx

Çfarë po ndodh me Ledion Liçon dhe Sara Hoxhën?

nga Revista Kosovarja

Ledion Liço dhe Sara Hoxha janë një nga çiftet më të njohura dhe më të ndjekura në rrjetet sociale. Përveç jetës së tyre familjare, që e kanë ndarë herë pas here me publikun, ata janë të lidhur edhe profesionalisht përmes projekteve televizive që kanë realizuar bashkë.

Megjithatë, ndjekësit kanë vënë re një mungesë të çiftit në rrjetet sociale dhe në daljet publike, andaj kjo i ka bërë që të reagojnë në komente të shumta.

Që pas përfundimit të sezonit të tretë të “Big Brother VIP Albania”, ku Ledioni ishte prezantues dhe Sara pjesë e produksionit, të dy duket se kanë zgjedhur të bëjnë një pauzë nga syri i kamerës, shkruan “Kosovarja”.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një pushim të përkohshëm apo për një vendim të qëllimshëm për të qëndruar larg syrit të publikut.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]