fbpx

Çfarë po ndodh mes Atillës dhe këngëtares së njohur?

nga Revista Kosovarja

Ish-banori i ‘Big Brother VIP Kosova’ Atilla Kardesh, disa javë më parë konfirmoi lidhjen me këngëtaren e njohur Eva Ndoja, përmes disa fotografive të publikuara në rrjete sociale.

Megjithatë, pak ditë më vonë, Atilla mbylli papritur llogarinë e tij në ‘instagram’ gjë që ngjalli dyshime dhe komente nga ndjekësit, shkruan “Kosovarja”.

Ndërkohë, Eva vazhdon të mbajë të publikuara kujtimet me Atillën në profilin e saj, duke mos dhënë asnjë shenjë për një ndarje apo përfundim të lidhjes.

Kjo situatë ka nxitur reagime dhe pikëpyetje nga ndjekësit, të cilët po pyesin: çfarë po ndodh vërtet mes çiftit?

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]