Bukuroshja Agensa Vuthaj famën e madhe e fitoi kur rrëmbeu kurorën e më të bukurës së Kosovës, e më pas sukseset për të nuk kishin të ndalur.
Ajo, u shpall edhe “Miss Albania”, e gjithashtu e përfaqësoj Shqipërinë në “Miss World”, ku u pozicionua mirë, shkruan “Kosovarja”.
Vajza nga Vrella, ka treguar pak edhe për familjen e saj dhe porositë që iu dhanë në fëmijëri e rini të hershme.
“Jam rritur në një familje me vlera të larta dhe jam edukuar me idenë që ndershmëria dhe mendjemprehtësia janë parimet më të rëndësishme në jetë dhe punë. Dhe, me porosinë që çdo gjë duhet të arrihet dhe merret falë punës dhe meritës”, ka thënë Vuthaj për “Kosovaren”.