fbpx

Çfarë të bësh kur të thyhet buzëkuqi?

nga Revista Kosovarja

Nuk ka asgjë më shumë që të mërzit pasi ke hapur kapakun e buzëkuqit të preferuar dhe sheh se është thyer.
Nuk ka asgjë më shumë që të mërzit pasi ke hapur kapakun e buzëkuqit të preferuar dhe sheh se është thyer.

Nëse je si shumica e vajzave, atëherë kjo situatë është edhe më stresuese kur shpesh buzëkuqin e vendos para të gjitha blerjeve, edhe para ushqimeve.

Por në vend që ta hedhësh, ka një zgjidhje për ta rregulluar dhe ruajtur formën e tij. Gjithçka duhet të bësh është ta ruash në një enë të veçantë.

closevolume_off
Hapi 1: Përdor një lugë për të gërryer pjesën e mbetur nga buzëkuqi

Hapi 2: Vendose lugën mbi një flakë të ulët derisa të shkrihet.

Hapi 3: Pas kësaj, hidhe buzëkuqin në një gotë dhe lëre të ngrijë.

Hapi 4: Pasi të jetë forcuar, merr një furçë buzëkuqi dhe provoje mbi buzë.

A nuk është si i ri?

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]