fbpx

Çfarë tha Lazim Destani në ceremoninë e zbulimit të Shtatores së Gjergj Kastriotit në Sicili?

nga Revista Kosovarja

Lazim Destani është ndër personalitetet shqiptare më të ftuara në evente e ceremoni të ndryshme publike.

Së fundi, intelektuali shqiptar ishte i pranishëm në ceremoninë e përurimit të Shtatores së Gjergj Kastriotit në sheshin e Bashkisë Hora e Arbëreshëve në Sicili.

“Nder dhe kënaqësi e jashtëzakonshme ishte pjesëmarrja dje në ceremoninë e përurimit të Shtatores së Gjergj Kastriotit në sheshin e Bashkisë Hora e Arbëreshëve në Sicili. Për të marrë pjesë në këtë ngjarje madhështore kishin ardhur bashkatdhetarë nga të gjitha trojet tona e nga diaspora. Këtu gjetëm pritjen e ngrohtë të vëllezërve tanë arbëreshë e të Kryetarit të kësaj Bashkie, mikut tim Rosario Petta.
Ky komunitet, i shkëputur nga trungu ynë prej më se pesë shekujsh, është shembulli më i mirë dhe meriton çdo lëvdatë për ruajtjen me krenari të gjuhës, kulturës, zakoneve dhe shpirtit kombëtar. Këtë vepër monumentale arti pjesëtarët e diasporës sonë ia bënë dhuratë arbëreshëve në shenjë mirënjohje për kontributin e paçmueshëm që ata dhanë për çështjen kombëtare brez pas brezi, tash e 553 vjet, që kur u shpërngulën në këto anë të Italisë. Me këtë rast, Shoqatën “Hora e Skënderbeut”, themeluar nga bashkatdhetarët tanë në Zvicër, e falënderoj për ftesën si dhe e përgëzoj për iniciativën dhe angazhimin për realizimin e këtij projekti me peshë kombëtare”, ky është shkrimi i Destanit lënë në faqen e tij në “Facebook”, shoqëruar me disa foto nga ceremonia në fjalë.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]