Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Erërat e forta rrëzojnë një lis në qendër të Prishtinës

nga Revista Kosovarja

Erërat e forta që kanë përfshirë Prishtinën të hënën, kanë shkaktuar rrëzimin e një lisi në qendër të kryeqytetit.

Mbi artikull

Nga pamjet e siguruara shihet se pema është rrëzuar si pasojë e erërave të fuqishme, duke bllokuar pjesërisht zonën ku ka rënë.

Menjëherë pas incidentit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës dhe ekipet e zjarrfikësve, të cilët kanë siguruar perimetrin dhe kanë nisur largimin e lisit të rrëzuar.

Sipas informacioneve të para, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet po punojnë për normalizimin e situatës dhe largimin e plotë të pengesës nga rruga.

Moneytizer Paragrafi 4

Ndërkaq, erëra të forta janë raportuar edhe në disa komuna t tjera, por ende nuk ka informacione për të lënduar apo dëme materiale.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]