fbpx

Cheesecake, receta ideale plotë shije!

nga Revista Kosovarja

Cheesecake është nga ato ëmbëlsira, që asnjëherë nuk mund t’u thuash “jo”! Provojeni këtë variant.

Përbërësit
Për shtresën e parë:
250 gr biskota të bluara
50 gr gjalpë
2 lugë gjelle sheqer
Shtresa e dytë:
500 gr krem djath
4 vezë
1 lëng limoni
3 lugë gjelle sheqer
Shtresa e tretë:
400 ml ajke e thartë
1 sheqer vanilje
3 lugë gjelle sheqer.

Udhëzimet

Gjalpën e zbutur pak në temperaturë dhome e trazojmë bashkë me biskotat dhe sheqerin.
E hedhim në një tepsi dhe e pjekim në furrën e parangrohur në 170 gradë për afro 5 minuta.
Ndërkohë përgatisim edhe shtresën e dytë. Rrahim vezët, sheqerin, kremin e djathit dhe lëngun e limonit.
Këtë pjesë e shtrojmë mbi shtresën e parë dhe e vazhdojmë pjekjen edhe për rreth 20 minuta.

Njëkohësisht përgatisim shtresën e fundit të ëmbëlsirës duke I miksuar bashkë të gjithë përbërësit.
Këtë pjesë e hedhim mbi ëmbëlsirën e pjekur. E rrafshojmë mirë dhe e lëmë në furrën e fikur për edhe 30 minuta të tjera, shkruan Revista gatimi.info

Pas përgatitjes, është mirë që ëmbëlsira të ruhet në frigorifer dhe të shërbehet një ditë më vonë.
Ju bëftë mirë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]