fbpx

Cher debuton në tapetin e kuq me të dashurin 40 vjet më të ri

nga Revista Kosovarja

Cher dhe i dashuri Alexander Edwards pozuan në shfaqjen e modës të Versaces ‘vjeshtë-vimër 2023’, ku bënë debutimin e tyre zyrtar në tapetin e kuq si çift.

76-vjeçarja dhe ekzekutivi/producenti 37-vjeçar i muzikës ishin të buzëqeshur ndërsa pozonin, përpara se të afroheshin dhe të ndanin një puthje.

Në event, Cher dukej mahnitëse e veshur me një xhaketë lëkure të mbuluar me diamant kombinuar me një kostum ngjyrë vjollce.

Flokët e saj të gjata të zeza rrodhën poshtë mbi supet e saj ndërsa përfundoi pamjen me një palë çizme me taka me platformë.

I dashuri i saj Edwards doli me një triko të zezë nën një pallto me të njëjtën ngjyrë dhe syze dielli.

Çifti i famshmë ka qenë së bashku që nga fillimi i nëntorit, ata konfirmuan së fundmi se të dy janë duke punuar në muzikë të re së bashku.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]