fbpx

“Cherry Beauty Center” në Prishtinë, ju rinon e zbukuron në mënyrë 100 përqind natyrale

nga Revista Kosovarja

E bukur si qershi? Ëndërr që lehtësisht bëhet realitet edhe në Kosovë, në “Cherry Beauty Center”, që dita-ditës po bëhet një nga qendrat më të njohura estetike në vend. “Cherry Beauty Center” është një qendër estetike shumë dimensionale që ofron një gamë të gjërë shërbimesh.

“Cherry Beauty Center” ka filluar aktivitetin e saj si qendër e specializuar në botën e estetikës dhe bukurisë para disa vitesh në Prishtinë, duke ofruar shërbime nga më cilësoret dhe më profesionalet që njihen nderkombtarisht, pasi kualiteti dhe përpikmëria e Phi-teknikave janë të njohura në të gjithë botën.

Në “Cherry Beauty Center”, trajtimet estetike nga bota e bukurisë janë të licensuara nga Phi-Academy dhe profesionistët e kësaj qendre gjenden të eskpozuar edhe në veb-sajtin e famshëm të Phi-academy. Ndryshe, në “Cherry” Nuk trajtojnë dhe nuk u besojnë trajtimeve me Botox, Fillers apo BBGlow. Teoria e tyre është se injektimet në lëkurë janë të padobishme dhe nuk të lënë të jesh vetvetja. Në këtë qendër bukurie dhe estetike, ju e fitoni rininë, shkëlqimin dhe bukurinë e përkryer përmes një game trajtimesh natyrale dhe të jashtëzakonshme në efektshmëri.

Trajtimet kryesore që realizohen janë:

-Phi-Ion – Largimi i rrudhave në mënyrë natyrale me tekniken Phi-Ion.
-Microoneedling – Mirëmbajtja e lëkures së fytyrës, largimi i akneve, trajtime lëkure, pastrime të thella të fytyrës, të gijtha me teknikën Microneedling.
-Phi-Brows – Vetulla tattoo Microblading.
-Mbjellje e qerpikeve dhe trajtime të thonjëve në mënyrën më profesionale dhe çmimet më të arsyeshme.

Pak më shumë rreth shërbimeve të cilat mund ti merrni ekskluzivisht në “Cherry Beauty Center” në Prishtinë:

-Trajtimi PhiLings përfshin trajtimet kozmetike Phi-Ion dhe Microneedling, që janë dy teknika revolucionare që plotësojnë njëra-tjetrën dhe mund të kryhen së bashku ose veçmas, në varësi të indikacioneve për trajtim. PhiLings bazohet në stimulimin e prodhimit të kolagjenit natyral dhe mbrojtjen e lëkurës, nga njera anë ndikimet nga faktoret e këqija të jashtme, ndërsa nga ana tjetër largon lloje të ndryshme të parregullsive dhe shenjave të plakjes në lëkurë, është veçanërisht i vlefshëm pasi lejon që lëkura të shfaqet e rinovuar, e hidratuar, e fortë dhe e shëndetshme vetëm 24 orë pas trajtimit, dhe kryesorja pa asnje operacion.

-Trajtimi Phion Pro, bënë largimin e rrudhave pa ndërhyrje kirurgjikale dhe pa efekte anësore, e vetmja teknikë që qëndron më gjatë kundrejt trajtimeve tjera. Pra, përmes saj përshëndeteni me plakjen. Shtrëngon lëkuren e lëshuar, largon shenjat nga aknet dhe poret e zgjeruara, largon rrudhat, eleminon hiperpigmentimin, rigjeneron lëkuren. Përmes kësaj teknike vetëm në “Cherry Beauty Center” fitoni pamjen e ëndërruar në mënyrë 100% natyrale, pa injeksion, pa prerje të lëkurës, procedura pa efekte anësore, e shpejtë dhe e lehtë dhe pacientet mund të kthehen në punë në të njejtën ditë.

-Trajtimi Microneedling, është rajtim për një lëkurë më të pastër, që rigjeneron dhe ripertërin lëkuren. Microneedling është një trajtim i shpejtë, pa dhimbje, i sigurtë, që mund të bëjë mrekulli. Trajtim jo-invaziv, jo-kimik, trajtim i thellë manual i epidermës së lëkures duke eleminuar të gjitha papastërtitë në siperfaqe të saj.

-Trajtimi i pastrimit të thellë të fytyrës që bëhet me preparate profesionale dhe me serume të personalizuara, që bënë: largimin e comedoneve, pastrimin nga aknet, largimin e njollave kafe, poret e zgjeruara, largimin e yndyres së tepërt, trajton lëkuren e thatë e të dehidruar dhe bënë balancimin e saj.

-Trajtimi Lash Lifting për lakimin e qerpikëve, është një trajtim që zgjatë dhe lakon qerpikët. Pasi të krihen, aplikohet një përzierje permanente që i zbutë qimet dhe i bën më të lehta për t`i formësuar në formën e dëshiruar. Lash Lift i ngreh përsipër qërpikët, i jep gjatësi dhe volum, gjithashtu i ushqen ato me locione vitaminash.

-Zgjatje e qerpikëve është një tjetër shërbim për çdo grua që dëshiron të jetë e bukur. Procedura e zgjatjes së qerpikëve për shumë vajza është bërë një shpëtim i vërtetë. Ju lejon të mos humbni kohë të çmuar në grim dhe të mbeteni gjithmonë tërheqës në të njëjtën kohë.

-Teknika më e re Hair Growth për humbjen dhe rënjen e flokëve te alopecia gjenetike e kushtëzuar gjenetikisht, alopecia autoimune apo alopeci të tjera serioze që shumë shpesh paraqet problem terapeutik. Me aplikimin e metodës është e mundshme te gjendjet e sipërpërmendura të nxitet rritja e flokëve të rinj. Qimja e hollë bëhet më e trashë, ndërkaq flokët e rralla bëhen më të dendura. Me terapi aktivizohen folikulat e qimeve të cilat nga faza e pushimit kalojnë në fazë aktive të rritjes.

-Microblading – Vetulla tattoo me pigmente Phi Brows nga Phi-Academy të cilat nuk e ndryshojnë ngjyren. Vetulla perfekte në çdo situatë.

-Trajtimi-mbjellja e thonjëve sipas deshirës së klienteve, është arsyeja pse ne gjithmonë duam që lëkura e duarve dhe këmbeve të jetë e shëndetshme, e bukur dhe e rregulluar.

Klientet tanë mund të na gjejn në adresen e Facebookut

Facebook: Këtu
Instagram: Këtu

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]