fbpx

Chiara Ferragni u përgjigjet kritikëve për postimin me të brendshme: Mendje ….

nga Revista Kosovarja

Blogerja e njohur italiane, Chiara Ferragni ka publikuar disa foto me të brendshme dhe e ka gjetur veten për të disatën herë përballë shumë kritikave.

Ndikuesja dhe sipërmarrësja italiane ka vendosur t’u përgjigjet këtyre komentuesve duke i cilësuar ato si “mendje fanatike.

Ajo vuri në dukje se nuk ka asgjë të keqe të tregosh trupin tënd. “Por këto komentet: “Chiara çfarë po ndodh me ty? Shiko se burri yt është inatosur”. Pse të inatoset sepse postoj një video me të brendshme siç kam bërë gjithmonë në jetën time. Nuk ka asgjë më të bukur se sa të jesh rehat me trupin tënd.

Dhe nëse dua t’i tregoj atij se çfarë nuk shkon me këtë? Unë nuk i bëj asnjë të keqe askujt, përveç mendjeve tuaja fanatike.”, tha blogerja.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]