fbpx

Ciara është shtatzënë me fëmijën e katërt

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja e famshme amerikane, Ciara, ka zbuluar se është shtatzënë.

Ylli ndërkombëtar lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi që ka publikuar në rrjete sociale.

Në videon e hedhur në Instagram, Ciara Princess Wilson shtoi: “Ne jemi duke bërë një fëmijë tjetër”.

Ajo po ashtu postimin e ka shoqëruar me këngën “How We Roll” që e solli në bashkëpunim me Chris Brown.

Ky do të jetë fëmija i tyre i tretë i Ciaras me Russell Wilson, me të cilin ndan vajzën Sienna, gjashtëvjeçare dhe djalin Win, tani trevjeçar.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]