fbpx

Çifti del në shëtitje në park, gjejnë këtë diamant 4.38 karat

nga Revista Kosovarja

Çifit Noreen dhe Michael Wredberg e gjetën diamantin në kraterin në Parkun Kombëtar Diamantet në shtetin Arkansas të SHBA’së gjatë pushimeve.

Kjo tingëllon si një pushim i kaluar mirë për çiftin nga California që zbuluan atë diamant të mahnitshëm.

Sipas njoftimit Arkansas është i vetmi shtet që ka një minierë të diamantesh të hapur për publikun.

Noreen tha se ajo kishte dëgjuar për parkun në televizion dhe kishte dëshirë ta vizitonte. Ajo dhe bashkëshorti vizituan me 2 shtator. Ata sa ishin atje morën pjesë në një gjueti diamantesh.

Sa po argëtoheshin Noreen gjeti diamantin prej 4.8 karatësh.

Departamenti për parqe i Arkansas ka njoftuar se ky ishte diamanti më i madh i gjetur deri tani këtë vit

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]