fbpx

Çifti i njohur bëhen prindër për herë të dytë

nga Revista Kosovarja

Heidi Montag dhe Spencer Pratt janë bërë prindër për herë të dytë.

Heidi lindi një djalë mëngjesin e 17 Nëntorit, raportojnë mediat e huaja.

Sipas përfaqësuesit të çiftit, Heidi dhe i porsalinduri gëzojnë shëndet të plotë. Dyshja janë gjithashtu prindër të një djali 5 vjeçar me emrin Gunner.

Montag dhe Pratt njoftuan se po prisnin një tjetër në qershor ndërsa konfirmuan se ishte djalë. Në të njëjtin muaj, Montag postoi një mesazh për Ditën e Babait, duke shkruar: “Fëmijët tanë janë kaq të bekuar që kanë një baba kaq të mrekullueshëm autentik, të fortë, qesharak, të zgjuar dhe të dashur.”

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]