Aktori Patrick Schwarzenegger, ylli i sezonit të tretë të “The White Lotus”, ka zbuluar se ai dhe e fejuara e tij Abby Champion e shtynë dasmën e tyre.
Patrick u shfaq në “The Drew Barrymore Show” të martën, ku ai shpjegoi se si ata nuk u martuan për shkak të orarit të tij për xhirimet e serialit hit.
“Një vit e gjysmë më parë ne më në fund u fejuam dhe ky ishte momenti ynë. Ishte një gjë e mrekullueshme dhe disa ditë më vonë u futa në filmin “The White Lotus”. Unë i thashë: Abby, e di që jemi të emocionuar për fejimin dhe martesën këtë vit, por do të duhet ta shtyjmë atë. Ajo ishte shumë e gëzuar sepse është një fanse e madhe e serialit”, shtoi ai.