fbpx

Çifti i njohur i showbizzit përfundojnë në gjykatë, ja për çfarë akuzohen

nga Revista Kosovarja

Brooklyn Beckham, djali i David Beckam dhe bashkëshortja e tij Nicola Peltz, duket se nuk i kanë punët mirë pas dasmës madhështore që bënë vitin e kaluar, pasi kanë përfunduar në gjykatë sepse akuzohen se nuk kanë paguar tarifën e vendosur nga organizatorët e dasmës.

Në këtë proces janë përfshirë gjithashtu edhe prindërit Nicola-s. Nicole Braghin dhe Arianna Grijalba, kanë paditur Nelson dhe Claudia Peltz për refuzimin e pagesës prej 76 milionë paundësh për punën e tyre në rezidencën familjare.

Pala paditëse ka akuzuar çiftin se nuk dëshirojnë të paguajnë shumën e vendosur dhe i ka etiketuar si kapriçozë dhe mosrespektues ndaj punës së të tjerëve.

Ndërkohë babai i Nicola Peltz, Nelson ka thënë se organizatorët e dasmës ishin të pushuar nga puna për shkak të gabimeve të pafalshmë që kishin bërë dhe kishin kërkuar edhe kthimin e paradhënies. Por, pavarësisht problemeve të hasura ishte pikërisht kjo kompani e cila bëri të mundur organizimin e dasmës dhe planifikimin e saj që nga fillimi. Pasi dasma u zhvillua, organizatorët kanë thënë se pjesa e mbetur e parave nuk është paguar asnjëherë, dhe kjo është arsyeja që ata kanë vendosur ta ndjekin ligjërisht çështjen dhe të denoncojnë nusen së bashku me prindërit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]