fbpx

Çifti i njohur “kapen” duke u zënë keq, fotoja bëhet virale

nga Revista Kosovarja

Chiara Ferragni është një nga blogeret më të ndjekura, me 26 milion ndjekës në Instagram. Familja e saj, me partnerin Fedez, dhe dy fëmijët e tyre, Leo dhe Vittoria, duket shumë afër perfektes.

Megjithatë, edhe pse duken sikur merren vesh për gjithçka, edhe Chiara e Fedez kanë diskutime e zënka, si të gjithë çiftet normale. Ata përjetuan një moment tensioni, në jahtin e mikut të tyre Diego Della Valle në Amalfi Coast dhe zënka e tyre nuk i shpëtoi aparatit të paparacit të revistës Chi. Në foto, çifti Ferragnez duket se po diskutojnë me tone të ashpra, një skenë e pazakontë për fansat e tyre.

Dhe siç mund të mendohej, fotot janë bërë virale. Megjithatë dyshja ka preferuar të mos i komentojë pamjet. Madje, duket se ata e kanë kaluar momentin e tyre jo të mirë. Dje, çifti festoi 3 vjet martesë dhe Chiara postoi disa fotografi nga dasma. Fedez nga ana tjetër, bëri një postim, gjithashtu shumë romantik.

 

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]