fbpx

Çifti shtirej sikur po fejohej nëpër lokale, që të merrnin pije falas

nga Revista Kosovarja

Corinne Milleri dhe Adam Carolli kishin qenë së bashku vetëm për një muaj kur shkuan në një udhëtim në Atlanta për të festuar ditëlindjen e vajzës.

Megjithëse po shijonin pushimin, duke kaluar kohë së bashku, ata ishin ngushtë me paratë.

Kështu që për të kursyer para për pije, ata vendosën të bënin sikur po fejoheshin për të marrë pije falas nëpër lokalet që vizitonin.

Adami ulej në gjunjë dhe i propozonte femrës.

Përmes së qeshurës, Corinne thoshte po dhe pjesa tjetër e të pranishmeve brohorisnin.

Plani i tyre funksionoi derisa ata përfunduan me disa pije të marra nga të huajt.

Corinne, 29 dhe Adam 29 vjeç nga Pratville, Albama, shkuan nga një bar në tjetër kështu, duke marrë pije falas, teksa shtireshin se po fejoheshin.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]