fbpx

Çifti simpatik, Valdet dhe Valdrina tregojnë për vështërsit e fillimit të lidhjes së tyre

nga Revista Kosovarja

Valdeti dhe Valdrina janë një prej çifteve më të dashura në rrjetet sociale, të cilët e filluan lidhjen në moshë shumë të re.

Ata kanë fituar zemrat e shumë njerëzve më postimet e tyre në Instagram, ku pastaj kanë filluar me vlog nëpërmes të cilëve tregojnë për përditshmërinë e tyre, shkruan”Kosovarja”.

Ata numërojnë mijëra ndjekës në TikTok, por edhe në Instagram dhe rrjetet tjera sociale.

Ndryshe nga rutina e tyre, ata kanë realizuar një inetvistë ku kanë rrëfyer për vështërsitë e lidhjes së tyre në fillim, pasi lidhja e tyre ka qenë në distancë Valrina është rritur dhe ka jetuar një Gjermani, ndërsa Valdeti në Kosovë.

Periudha kur Vladeti ka shkuar atje ka qenë e vështirë thanë çifti.

Pas shpërnguljes atje ka qenë e vështirë mësimi i gjuhës gjermane, më pas punësimi dhe gjetja e një vendbanimi, pasi siç thonë çifti është shumë e vështirë të gjesh një vendbanim.

Në atë kohë, Valdrina ka punuar vazhdimisht dhe ka qenë e angazhuar me punë dhe shkollë, ndërsa Valderin ka qenë e vështirë të ambientohet.

Mirëpo, me kalimin e viteve gjërat kanë shkuar duke u lehtësuar dhe çifti jetojnë të lumtur, ashtu siç shihen edhe nëpër videot e tyre.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]