fbpx

“Çika e PM”, Sarah merr surprizën emocionuese në “Big Brother VIP”

nga Revista Kosovarja

Sarah është një nga banoret më të ndjeshme të “Big Brother VIP”. Ajo shpesh është shfaqur e përlotur duke u shprehur se nuk e përballon dot presionin.

Duket se dalja e PM ia ka vështirësuar gjendjen emocionale, pasi këtë javë ajo ka kaluar disa ditë jo të mira.

Andaj, sot fansat e kanë surprizuar në mënyrën më të bukur dhe i kanë dhënë një mesazh. Ata i dërguan në oborrin e shtëpisë më të famshme në Shqipëri një parashutë në të cilën shkruhej një dedikim shumë i ëmbël:

“Sarah supergirl. Çika e Pm, vajza me shpirtin e bukur si ty i duhet shoqërisë. Love you, your fans”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Pajtim & Sarah ❤️ (@djpm_sarah)

Kjo surprizë e ka gjetur të papërgatitur blogeren e cila është lumturuar shumë. Vlen të theksohet se kjo është hera e dytë që Sarah merr një surprizë të tillë. Pak javë më parë fansat i dërguan në shtëpi një bluzë me foton e saj me PM dhe një dedikim. Asokohe edhe DJ ishte pjesë e “Big Brother”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Pajtim & Sarah ❤️ (@djpm_sarah)

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]