fbpx

Cila do ishte dhurata më e bukur për 8 Mars?

nga Revista Kosovarja

Dedikoji një ditë nënës tënde që kujdeset për ty 365 ditë të vitit. Mamat shpesh herë harrojnë veten e tyre duke u kujdesur gjithmonë për familjen.

8 Marsi është dita ndërkombëtare e gruas. Bëjeni të ndihet e privilegjuar me këto ide të vogla të krijuara me shumë dashuri nga ju.

1.Përgatisni mëngjesin për të.

Mëngjesi është i rëndësishëm. E ku ka më mirë se një briosh me nutella.Receta e tij është shumë e thjeshtë: Përgatisni petën sfoliat me miell, pak gjalp të freskët dhe vaj OLIM. Priteni në trekëndësha dhe mbushini me pak nutella. Mbyllini trekendëshat dhe i vini në tavë me letër furre. Lërini për rreth 15 min të piqen.

2.Krijoni një set me produkte kozmetike.

Qëndisni një peshqir me emrin e nënës tuaj dhe blini produktët e saj të preferuara. Vini pak fantazinë në punë dhe krijoni dicka unike në mënyrën se si paketoni.

3. Dhurojini një kupon për një trajtim estetik.

Për një relaks total, ideale për ta mbyllur ditën do ishte një trajtim SPA, një masazh relaksues apo një trajtim fytyre në sallonet estetike.

SHTËPIA PËR SECILIN PREJ NESH, NDODHET ATJE KU ËSHTË NËNA.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]