fbpx

Cila shenjë e horoskopit e jeton dashurinë si “flakë”?

nga Revista Kosovarja

Për disa shenja të horoskopit mund të thuhet që pothuajse nuk janë aspak xheloze, te disa është në kufijtë e normales, por ka edhe të atilla të të cilave përkushtimi ndaj partnerit i turbullon mendjen.

Bëhet fjalë për Akrepin, është shumë seksi, por edhe mjaft xheloz dhe përkushtues.

Te shenjat tjera të horoskopit doza e xhelozisë varion, nga ajo që gati nuk ekziston, deri te rastet e ngjashme me Akrepin.

Dashi
Është mjaft xheloz, shumë larg nga ajo që mund të quhet normale, me të cilën tregon se e dashuron partnerin. Është i pasionuar për dashuri ashtu që edhe shpërthimet e tij të xhelozisë janë po aq pasionante.

Demi
Këtë shenjë e karakterizon xhelozia mesatare, por nuk duan të jenë të tillë sepse kjo i mundon. Kërkojnë lidhje stabile në të cilat nuk do të kanë shkak për xhelozi. Mirëpo, nganjëherë është më e fortë se ato dhe kështu bien në kategorinë e xhelozisë mbi mesatare. Ato janë të fortë sa i përket sfidave.

Binjakët
Nuk janë tepër xheloz sepse edhe vetë ata duan të flirtojnë dhe të jenë në qendër të vëmendjes. Si arsye për xhelozinë nuk e konsiderojnë vështrimin e dikujt tjetër ndaj partnerit të tij, si dhe as shoqërimin e tepërt të tij me polin e kundërt. Megjithatë, kur i kap sulmi i xhelozisë, ata mund të jenë të mërzitshëm si miza me pyetjet dhe komentet e tyre.

Gaforrja
Janë shumë xheloz, me frekuentim dhe intenzitet të dytët në radhë pas Akrepit, kurse ata janë më të rrezikshmit. Janë kërkues në lidhje, por edhe besnik. Janë të prirur për dramë dhe ekzagjerim kështu që dinë të mendojnë se janë në lidhje të keqe, edhe pse ndoshta nuk është ashtu.

Luani
Përfaqësuesit e kësaj shenje kanë problem me dozën shumë të madhe të xhelozisë, por këtë përpiqen në çdo mënyrë ta fshehin sepse kanë problem edhe me egon e tyre. Megjithatë, njerëzve të cilët i njohin mirë nuk mund t’i shmangen. Xhelozia e tyre nganjëherë është aq e pakuptimtë sa që duket qesharake.

Virgjëresha
Doza e xhelozisë te Virgjëreshat është nën mesataren sepse janë mjaft besnike pasi nënkuptojnë se edhe partneri është i tillë. Mirëpo, kur dyshojnë në diçka, ata pa ndikim i vëzhgojnë detajet e sjelljes së partnerit dhe i radhisin si figura.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]