fbpx

​Cilat ishin shkaqet e vdekjes së reperit amerikan Coolio?!

nga Revista Kosovarja

Reperi Coolio vdiq nga një mbidozë e fentanilit, një qetësues opioid i dhimbjeve, shkruajnë mediat amerikane duke cituar mjeken ligjore të qarkut të Los Anxhelosit.

Coolio, reperi amerikan i ‘Gangsta’s Paradise’ u gjet i vdekur në shtëpinë e një miku të tij në Los Anxhelos.

Shkaku i vdekjes u konstatua me një autopsi e cila gjithashtu zbuloi se artisti 59-vjeçar, i gjetur i vdekur shtatorin e kaluar në shtëpinë e tij në Los Angeles, vuante nga kardiomiopatia, një sëmundje gjenetike që shkakton trashje të mureve të zemrës dhe astma.

Reperi amerikan, ishte bërë i famshëm mbi të gjitha për suksesin e tij ‘Gangsta’s Paradise’ (1995), kolona zanore e filmit ‘Dangerous Mends’.

Një vit më pas ai kishte fituar një Grammy për të njëjtën këngë. /ANSA/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]