fbpx

Cilat janë të voglat me trup që e kallin skenën?

nga Revista Kosovarja

Nuk janë më të gjata se 160 cm, por në asnjë moment nuk u mungon pamja dhe stili që shfaqin. Përveç kësaj, këto femra shqiptare armë të fortë kanë zërin dhe prezantimin para publikut. Lirisht mund të themi se janë diamante, të cilat sapo të dalin në skenë ndriçojnë, rrezatojnë dhe përvetësojnë publikun.

Cilat janë ato?

Aurela Gaçe – mbretëreshë e këngës Aurela Gaçe ka një jetë që i tregon botës se sa “crazy” është. Ndoshta fakti se është e shkurtër e bën të kërcejë fuqishëm në skenë. Megjithatë, me talentin dhe përvojën në muzikë që ka, sa herë që është prezantuar para publikut, ka bindur se është një mbretëreshë e skenës.

Flaka Krelani – gjithmonë me stil Flaka Krelani është, gjithashtu, jo e gjatë, por zëri dhe stili i saj çdo herë pushton skenën. Flaka vazhdon të mbetët njëra nga këngëtarët me zërin më të mirë në estradën shqiptare.

Mirsa Kërçeli – mahnitë zëri i saj Mirsa Kërçeli, së pari, u shfaq në spektaklin “Ethet e së premtes”. Vajza trupshkurtër sapo doli para jurisë mahniti me zërin e saj. Megjithatë, për publikun shqiptar u bë e njohur me këngën “Djaloshi im”, në një nga edicionet e festivalit “Kënga Magjike”.
Interpretimi i saj ishte aq mbresëlënës sa dhe sot e kësaj dite kënga e saj mbetët më e preferuara për publikun nga repertori i këngëtares gjilanase.
Kohëve të fundit, për shkak të obligimeve familjare, Mirsa është tërhequr nga skena muzikore.

Arbana Osmani – mjaltë prej goje nxjerrë! Të jesh pjesë e një televizioni nuk do të thotë se, patjetër, duhet të jesh truphollë, e gjatë… Mjafton të jesh e shkathët, inteligjente dhe karizmatike. E tillë është prezantuesja e njohur e Televizionit “Top Channel”, Arbana Osmani.
Nuk është e gjatë me trup, por kur del në ekran “mjaltë prej goje” nxjerrë.

Orhidea Latifi – Kida – konkurrente ndaj këngëtareve me përvojë Kida, këngëtare e re, u bëri konkurrencë mjaft të madhe kolegëve të saj që janë me vite në skenë. E bukur, me stil të veçantë. Por, pamja e shkurtër e saj nuk pengon që të ketë sukses. Talenti i saj për muzikë ka bërë që të jetë njëra nga
këngëtarët më të kërkuara.

Marrë nga revista “Kosovarja

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]