Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Cili është emri i vërtetë i Meghan Markle?

nga Revista Kosovarja

Meghan Markle është një prej grave më të njohura në të gjithë botën.

Përfshirja e saj në aktrim në fillimet e karrierës së saj dhe martesa me Princin Harry e kanë bërë atë të gëzojë një popullaritet të jashtëzakonshëm, por pak persona e dinë që emri i plotë i saj është Rachel Meghan Markle.

Nëna e Archie dhe Lilybet nuk e ka shpjeguar kurrë arsyen e ndryshimit të emrit të saj, megjithatë, shumë yje nuk e përdorin emrin e tyre të plotë, si Elton John, emri i plotë i të cilit është Reginald Kenneth Dëight.

Në librin e tij “Spare”, Harry ka treguar se kurrë nuk kishte njohur grua si Meghan.

Moneytizer Paragrafi 4

“Kam udhëtuar në të gjithë botën. Kam takuar qindra mijëra njerëz. Për 32 vjet kam parë kaq shumë fytyra, por asnjëherë nuk i kam hedhur një shikim të dytë asnjërës prej tyre. Vetëm për këtë grua. Nuk kisha parë kurrë diçka kaq të bukur më parë.”

Fëmijët e Princit Harry dhe Meghan kanë marrë zyrtarisht titujt mbretërorë. Lilibet dhe Archie u renditën si princ dhe princeshë në faqen e internetit të familjes mbretërore.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]