fbpx

Çiljeta merr dronin e parë, përlotet nga surpriza emocionuese e Albanit

nga Revista Kosovarja

Çiljeta është surprizuar me një dron nga partneri i saj, portieri Alban Hoxha. Banderola që fluturoi në “Ferma VIP” pak para spektaklit ka përlotur këngëtaren.

“Çiljeta jemi me ty”, shkruhej në banderolë.

Ajo e ka kuptuar menjëherë që droni ishte nga partneri i saj, Albani, kjo pasi në sfond u vendos kënga e tyre e preferuar.

“Ma ka nisur Albani, se më vendosën këtë këngën. Të dua shumë Albani”, tha Çiljeta.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]