fbpx

Çiljeta Xhilaga bie pre e kamerës së fshehtë – i kërkojnë ryshfet dhe e gjobisin

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja e njohur shqiptare, Çiljeta Xhilaga, ka qenë së fundmi shënjestër e një kamere të fshehtë, e realizuar nga platforma “Andale”, e njohur për videot provokuese dhe eksperimentet sociale me personazhe publikë.

Në videon e publikuar, dy të rinj – një djalë dhe një vajzë – shfaqen duke shkuar në biznesin privat të Çiljetës, një kamper modern i vendosur në Tiranë, ku ajo ofron ushqime fast food. Ata prezantohen si përfaqësues të Divizionit të Tatimeve dhe nisin ta shqetësojnë këngëtaren me pyetje dhe kërkesa të dyshimta, duke pretenduar se po kryejnë një kontroll për rregullsinë fiskale të aktivitetit.

Çiljeta, e cila i mirëpret me qetësi dhe iu ofron menjëherë dokumentacionin dhe dosjet, u siguron se është në përputhje me të gjitha detyrimet ligjore ndaj shtetit. Ajo tregon qetësi dhe gatishmëri për të bashkëpunuar, duke theksuar se është krenare që e mban biznesin e saj të rregullt.

Megjithatë, gjatë bisedës, dy “zyrtarët” e rremë kalojnë kufijtë, duke e ngacmuar dhe duke i kërkuar ryshfet në mënyrë të kamufluar, me qëllimin që ta provokojnë.

Reagimi i Çiljetës është i menjëhershëm dhe i ashpër – e nervozuar dhe e fyer, ajo kërkon nga ta që të largohen menjëherë nga hapësira e saj.

Në fund të situatës, kamera e fshehtë zbulohet, ndërsa Çiljeta kupton që ka qenë pjesë e një loje mediatike. Ajo reagon e befasuar dhe më pas niz të buzëqeshë kur kupton se e gjitha ishte një shaka.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]