fbpx

Çiljeta Xhilaga publikon videon me djemtë, bën dedikimin e veçantë për Alban Hoxhën

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja e njohur si dhe ish-fermerja Çiljeta Xhilaga ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqet me dy djemtë e saj duke shijuar pushimet.

Ajo që bie në sy është menjëherë shkrimi i këngëtares që ka bërë krah videos.

“Ne të tre, kur buçi jonë Alban Hoxha na ikën për fazë përgatitore”, shkruan Çiljeta.

Alban Hoxha, partneri i Çiljetës ka reaguar menjëherë në video me tre zemra, duke ju shprehur dashurinë dy fëmijëve dhe këngëtares. Por, dedikimi i Çiljetës pas komentit të Albanit na “shkriu” zemrat të gjithëve.

“Kapiteni i zemrës tonë”, i thotë ajo partnerit, duke i shprehur gjithmonë e më shumë dashurinë në publik.

Kujtojmë se këngëtarja gjatë qëndrimit në “Ferma VIP” ka folur për marrëdhënien e saj me Albanin dhe shpesh herë ka bërë dedikime të ndjera për partnerin e saj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]