21
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, është deklaruar para nisjes së seancës së 22-të konstituive.
Ajo theksoi se PDK-ja bën thirrje për zhbllokim të situatës pasi Kosova është më e madhe sesa një emër i përveçëm.
“PDK ka qenë jashtëzakonisht korrekte dhe kemi ofruar rrugëdalje nga kjo gjendje e bllokadës që jemi futur, por ekskluzivisht falë kokëfortësisë së Albin Kurtit dhe ambicies së Albulena Haxhiut.
Edhe sot iu bëjë ftesë se Kosova është më e madhe se çdo emër i përveçëm”.