fbpx

Çitaku kritikon Albin Kurtin: Nuk ofroi kompromis, por kërkoi nënshtrim pa kushte

nga Revista Kosovarja

Në një postim të fundit në rrjetet sociale, Vlora Çitaku shpreh kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar atë për mungesë kompromisi dhe përpjekje për të imponuar vullnetin e tij pa debate dhe demokraci, shkruan Gazeta Sinjali.

“Sipas logjikës së Albin Kurtit, mjafton një takim që nënshtrimi dhe diktati të maskohen si kompromis,” shkruan ajo.

Çitaku thekson se në takimin me liderët politikë, Kurti “nuk ofroi as marrëveshje, as kompromis. Nuk ofroi as reflektim, as zgjidhje.”

Ajo shton se kryeministri i kërkoi vetëm një gjë partive politike: “t’i nënshtrohemi vullnetit të tij. Pa kushte. Pa debat. Pa demokraci”.

 

“]

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]