fbpx

Çitaku – Kurtit: Jo Albin, ne gjithmonë e kemi respektuar Policinë, ti ke hedhur gurë e mllef ndaj tyre

nga Revista Kosovarja

Sot kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, është deklaruar për rastin tragjik të vdekjes së 27-vjeçarit, Agon Zejnullahu, ku si të dyshuar janë pesë policë. Në deklarimin e tij, Kurti komentoi edhe diskutimet publike lidhur me rastin, ku mes tjerash tha se ‘‘tendenca që të nisë një anti fushatë kundër Policisë së Kosovës është e dëmshme dhe s’është zgjidhje’’.

Rreth kësaj, ka reaguar deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e cila fillimisht tha se për dallim nga Kurti, ata e kanë respektuar Policinë e Kosovës gjithmonë,.

Çitaku theksoi se ka qenë Kurti ai që ‘‘dikur ke hedhur gurë e mllef mbi policinë’’.

Tutje, deputetja e PDK-së tha se, nëse Kurti do ta kishte me të vërtetë respektin për Policinë, s’do t’i linte ‘‘pa këpucë e pa uniforma’’, dhe se do t’ua kishe rritur pagat.

Postimi:
Jo Albin,

Për dallim prej teje, ne e kemi respektuar Policinë e Kosovës gjithmonë, si në qeveri ashtu edhe në opozitë. Ne i respektojmë institucionet pa kushte dhe pa kalkulime politike.

Ti je ai që dikur ke hedhur gurë e mllef mbi policinë. Sot, ne nuk po kërkojmë asgjë më shumë përveç hetim profesional për rastin, dhe përgjegjësisë politike.

Sa për respektin ndaj policisë, sikur ta kishe me të vërtetë, nuk do t’i lije pa këpucë e pa uniforma. Do t’ua kishe rritur pagat. Dhe mbi të gjitha, nuk do t’ua kishe shkurtuar trajnimet në vetëm tre muaj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]