19
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas dështimit të 32-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për bllokadë të qëllimshme.
“Kjo është një pengmarrje klasike. VV po e mban Kuvendin të bllokuar. Ne kemi ofruar alternativë, edhe pse nuk kemi detyrim të votojmë kandidatin e tyre pa shumicë, ata po e mbanjn të bllokuar konstituimin e Kuvendit të Kosovës.” u shpreh Çitaku, duke theksuar se përgjegjësia për zhbllokimin bie mbi fituesin e zgjedhjeve