fbpx

Çka është EGF që dërgoi karabinierë në Kosovë për shkak të veriut

nga Revista Kosovarja

Forca ushtarake shtesë kanë zbarkuar në Kosovë për t’iu bashkuar EULEX’it për të garantuar mbarëvajtjen e sigurisë dhe rendit në Veri, pas tensioneve të fundit si pasojë e dorëheqjes së përfaqësuesve serbë nga institucionet e Kosovës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Përfaqësuesi i Lartë për Politika të Jashtme dhe Politika të Sigurisë në Bashkimin Evropian, Josep Borrell, ka njoftuar se këto përforcime i takojnë Forcës Evropian të Xhandarmërisë.

Forca Evropiane e Xhandarmërisë (EUROGENDFOR) është forcë operacionale që mund të dislokohet me shpejtësi për intervenime, e që përbëhet nga elemente të forcave policore evropiane, me status ushtarak për të menaxhuar kriza.

Kjo forcë u themelua në vitin 2006, me vendimin e pesë shteteve të Bashkimit Evropian, dhe zyrat e saj qendrore janë në Vicenza të Italisë.

Megjithëse nuk është themeluar në nivel të Bashkimit Evropian si institucion, kjo forcë mund të aktivizohet si forcë multinacionale në pajtim me nenin 42.3 të Marrëveshjes për Bashkimin Evropian.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]