Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Çka ndodhi që erdhi te ndarja e Ronelës nga Young Zerka

nga Revista Kosovarja

Në muajin Maj nisën aludimet se Ronela Hajati dhe Young Zerka i kanë dhënë fund lidhjes.

Dyshja e kaluan të ndarë karantinën, pasi Zerka ndodhej në Korçë, ndërsa Ronela në Tiranë.

E ftuar këtë mbrëmje “Në kurthin e Piter Pan”, Ronela konfirmoi ndarjen nga këngëtari. Ajo u shpreh se është vetëm dhe se karantina e ka ndihmuar të gjejë veten.

Moneytizer Paragrafi 4

“Jam vetëm. Jam më e padashuruar se kurrë. Karantina më ka ndihmuar të gjej veten”, u shpreh Ronela. Dyshja kishin vite me njëri-tjetrin ama e konfirmuan lidhjen vetëm në Nëntor të vitit që lamë pas.

Ronela dhe Zerka dukeshin shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, madje shpreheshin se ishin shpirtra binjakë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]