Prej disa kohësh, është përfolur për gjendjen financiare të dobët të këngëtarit Justin Bieber.
Tani, kanë dalë në dritë akuza se miqtë e tij të ngushtë janë gjithashtu të shqetësuar për shpenzimet “e pakontrolluara” të këngëtarit, transmeton Indeksonline.
“Ai dërgon aeroplanë privatë për të marrë miqtë që t’i çojnë në ditëlindjen e tij, duke u mburrur për këtë në Instagram. Ai shpenzoi 300,000 dollarë në Coachella. Ai nuk ka punuar për një kohë të gjatë”, tha një burim pranë këngëtarit, duke aluduar se Bieber shpenzon më shumë para sesa ai ka në të vërtetë.
Bieber dhe gruaja e tij Hailey u bënë prindër për herë të parë tetë muaj më parë. Burimi pohon se në vend që të rriste të birin, këngëtari i është përkushtuar festave dhe kohës së lirë me njerëz “të dyshimtë”.
“Njerëzit janë të shqetësuar për të. Ai është në Instagram duke pirë marijuanë dhe duket plotësisht i humbur”, shtoi burimi.