47
Elvana Gjata dhe Yll Limani kanë realizuar dy projekte muzikore mjaft të suksesshme.
Dyshja së fundmi kanë performuar së bashku në Eazy Shqip në Gjermani, shkruan “Kosovarja”.
Ndërsa, vëmendje morën me veprimet që tanimë janë bërë viralë në rrjetet sociale.
Është Elvana ajo që i bënte lëvizje provokuese Yllit duke iu afruar ndërkohë kjo nuk është hera e parë që e bënë një gjë të tillë.
Ndërkohë, Ylli që mbetet pa fjalë prapa saj bënte mimika duke u mahnitur nga hiret e koleges së tij.