Këngëtari Nikollë Nikprelaj vazhdon të mbetetet një ndër të preferuarit e muzikës folk.
Këngët e tij përherë janë pëlqyer nga publiku e vazhdojnë të pëlqehen, shkruan “Kosovarja”.
Ai po ashtu pëlqehet për faktin se karriera e tij nuk ka përbërë asnjëherë skandale tash e shumë vite që është prezent në skenë.
Nikolla është i martuar dhe ka dy fëmijë.
Ai ka festuar 32 vjetorin e lumturisë së tyre, ndonëse shumë të tjerë e kanë keqkuptuar ndaj këngëtari ka sqaruar kuptimin e këtij numri.
“ Me falni por e kuptuat gabim! Ne nuk jemi 32 vjeç, por ploooootë 32 vite bashkë! Gjithe keto vite punë,sakrificë, ngjarje te bukura,me pak te bukura,kohera te veshtira e rrezikshme,merzitje,suksese,më pak suksese,kujtime te bukura,më pak te bukura etj etj, por sot vazhdojme bashke dhe te lumtur! Shkaku kryesor i lumturise sone jane Albini dhe Arbeni! Na i ruajt Zoti! Zoti ja ruajt femijet gjithkujt e edhe armikut sepse asnji femi ne bote nuk ka faj per asgje! Faj kan ata qe i mesojne femijet te bejne faje! Shkurt hesapi sot jemi familje e LUMTUR! Faleminderit Zotit dhe njerezve te mire!’ka shkruar sipër imazhit me bashkëshorten./Kosovarja/