fbpx

Clara nuk po e përjeton mirë këngën e re të Shakirës

nga Revista Kosovarja

Kënga e re e Shakirës është kthyer në një hit. Kënga nuk ka në fokus vetëm Pique, por ka edhe një mesazh tjetër për partneren aktuale të ish-lojtarit të Barcelonës, Clara Chia.

“Ajo ka emrin e një njeriu të mirë, nuk është ashtu siç tingëllon”, thotë Shakira në një fragment të këngës. Burime kanë treguar se 23-vjeçarja Clara po e përjeton keq këtë situatë të komplikuar.

“I këndojnë në rrugë dhe të gjithë e njohin”.

Sipas gazetarëve, Clara Chia mundohet të qëndrojë stoike, ndonëse nuk është gjithmonë e lehtë. Dhe disa njerëz rreth saj sigurojnë se ka pasur disa situata “të pakëndshme” dhe se ajo nuk po e përjeton mirë njohjen në publik.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]