fbpx

“Çmendi” të gjithë me veshjen në Met Gala, por Tayna publikon fakte se idenë e Kimit e ka realizuar para saj

nga Revista Kosovarja

Kim Kardashian ishte nga më të përfolurat e edicionit të fundit të Met Gala të mbajtur para pak ditësh.

Ylli televiziv u paraqit e tëra në të zeza e mbuluar tërësisht përfshi fytyrën.

E këtë ide dikush thotë se e ka realizuar para Kimit.

Është Tayna ajo e cila përmes rrjeteve sociale ka publikuar disa fotografi nga paraqitje të ndryshme ku fakton se këtë ide për të mbuluar fytyrën e ka realizuar vite më parë.

“3 vite më parë, dhe tani them ‘Çfarë kam menduar’?”, ka shkruar Tayna krahas fotos ku shfaqet e maskuar dhe i ka bërë tag Kim Kardashian për të treguar ngjashmërinë mes të dyjave.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]