fbpx

Çokollatë e dendur dhe e ngrohtë italiane, e mrekullueshme për ditët e festave

nga Revista Kosovarja

Asnjëherë nuk dihet se ku të pihet çokollata e nxehtë më e mirë në Itali!

Ne jemi të sigurt që çokollata e nxehtë më e mirë pihet në shtëpinë tuaj, veçanërisht nëse e përgatisni sipas kësaj recete.

Përbërësit:

– 5 lugë të vogla kakao pluhur:
– 4 lugë të vogla xhelatinë;
– 4 lugë të vogla sheqer;
– 500 ml qumësht;
– 120 g çokollatë të zezë;
– 2 lugë krem (sipas dëshirës).

Përgatitja:

Në një tenxhere apo në një xhezve të madhe përzieni pa i hedhur ujë pluhurin e kakaos, xhelatinën dhe sheqerin.

Nxehni qumështin dhe qiteni në xhezve, duke e përzier ngadalë. Nxeheni këtë përzierje në zjarr vogël, duke përzier që të mos krijohen droçka.

Para se të vlojë tërësisht, zvogëloni zjarrin deri në minimum dhe qitni sipër çokollatën e zezë të thërrmuar (më e mirë është çokollata 70% kakao). Përzieni derisa tretja të bëhet kremoze dhe e dendur.

Nëse dëshironi çokollatë të ngrohtë të ëmbël, shtoni tani edhe pak sheqer.

Ndajeni në dy filxhanë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]