Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se prej fillimit të pandemisë motoja e Qeverisë të cilën ai e drejton ka qenë pa panikë, por me kujdes të shtuar.
Kurti në një konferencë për medie ka thënë se fillimi i dhjetorit e gjënë Kosovën më të qenë në gjithë Europën, sa i përket situatës me COVID-19.
Krejt, kjo sipas tij, është arritur bashkëpunim institucional dhe qytetarë.
“Megjithatë rreziku i lartë për një valë të re na detyron përsëri të rrisim vigjilencën. Janë katër rreziqe me të cilat mund të përballemi shumë shpejtë. Festat e fund vitit, dhe ardhja e mërgimtarëve e rrit dukshëm mundësinë e ngjarjes së shpërndarjes se virusit”, ka thënë Kurti në një konferencë të përbashkët për media me ministrin e Shëndetësisë.
I pari i ekzekutivit, poashtu ka përmendur edhe shkallën e vaksnimint në vend si dhe ka folur për variantin e ri të virusit, i cili është shfaqur në Afrikë të Jugut.
Kryeministri ka thënë se mjeti ynë me i fortë për të mbrojtur veten mbetet vaksinimi.
Ai ka thënë se s’ka detyre për të më të rëndësishme se sa mbrojtja e jetës së qytetarëve.