fbpx

Cristiano Ronaldo merr leje speciale për të thyer ligjin e martesave në Arabinë Saudite

nga Revista Kosovarja

Cristiano Ronaldo dhe e dashura e tij Georgina Rodriguez do të lejohen të jetojnë së bashku në Arabinë Saudite, pavarësisht ligjeve të Mbretërisë që pengojnë çiftet e pamartuara të bashkëjetojnë.

Sulmuesi 37-vjeçar iu bashkua klubit saudit Al Nassr në një marrëveshje dyvjeçare e gjysmë dhe u prezantua zyrtarisht para mbështetësve në një ceremoni madhështore.


Modelja spanjolle me origjinë argjentinase Rodriguez, e cila shoqëroi Ronaldon në prezantim, do të transferohet gjithashtu në Riad së bashku me pesë fëmijët e Ronaldos, nga të cilët dy janë të sajat.

Dyshja nuk janë martuar ende dhe me ligjet islamike të Arabisë Saudite që ndalojnë rreptësisht ‘bashkëjetesën pa kontratë martese’ ishte e paqartë se si familja do të qëndronte së bashku, shkruan DailyMail.

Por, autoritetet thuhet se po mbyllin një sy, duke lejuar Rodriguez dhe Ronaldo të jetojnë nën një çati, duke pasur parasysh fuqinë dhe ndikimin që ka futbollisti, i thanë shtypit spanjoll dy avokatë sauditë.

“Megjithëse ligjet e mbretërisë ende e ndalojnë bashkëjetesën pa kontratë martese, autoritetet kohët e fundit kanë filluar të mbyllin sytë dhe të mos ndjekin më penalisht askënd. Megjithëse këto ligje përdoren kur ka një problem apo një krim”, deklaroi një avokat.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]