fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Ç’tha Juliana Nura- Xhuli para se të hyjë në shtëpinë BBV Kosova?

nga Revista Kosovarja
1 muaj më parë
në Showbiz, Intervista, T-5
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Juliana Nura ishte dhe është sinonim i femrës së bukur, të zgjuar dhe ambicioze.

Kishte tituj bukurie, pjesëmarrje në pasarela mode, dalje në kopertina revistash, intervista gjithandej dhe ishte bërë absolutisht femra më e ndjekur shqiptare në rrjete sociale.
Gjithë nami i saj u shembë për një sekondë, kur në publik i përfundoi një video intime, e cila u shpërnda me shpejtësinë e dritës.
Juliana Nurës iu deshën shumë vite të triumfonte mbi atë që u konsiderua si skandal i saj. 12 vjet jetë duke punuar me shëndetin mendor, duke u përpjekur ta gjente veten, synimet dhe ambiciet e saj të vërteta.
Vajza, e cila vite më parë kishte ardhur nga Universiteti i Helsinkit ta bënte një vit transfer studimesh në atë të Prishtinës, në Fakultetin e Mjekësisë, e që krejt papritur u gjet në botën e modës dhe u përfshi në një të ashtuquajtur skandal, sot është rikthyer më e fortë se kurrë, për veten dhe femrat e tjera që mund ta kenë pasur fatin e ngjashëm me të saj.
Xhuli tash është grua e pjekur, e pamposhtur dhe më e bukur se asnjëherë më parë.

Je njohur si mis, femër ambicioze e punëtore, që ke lënë gjurmë në mediet rozë të para disa viteve. Si ka qenë ajo kohë për ty?

– Jam njohur si vajzë e zonja, e bukur, me shumë qëllime në jetë. Pata fituar titullin “Miss Diaspora”, isha edhe në “Miss Finland”.
Pastaj, u njoha me Fadil Berishën dhe nisa një rrugë të re në botën e spektakleve të bukurisë dhe modelimit në përgjithësi, ku edhe pata sukses. Gjithsesi, në jetën time asnjëherë këto gjëra nuk kanë qenë primare, pasi unë kisha për synim ta kryeja fakultetin e mjekësisë dhe të bëhesha doktoreshë.

Ju rridhni nga një familje që është marrë me biznes, apo?

– Po, familja ime tradicionalisht është marrë me biznes dhe unë kam pasur gjithmonë dëshirë të jem e kyçur edhe në këtë fushë, andaj sot jam në botën e financave dhe biznesit dhe në sipërmarrje të ndryshme.

Nëse ishe kthyer në kohë, a do të ishin spektaklet e bukurisë dhe pasarelat sërish zgjedhja jote?

– Mendoj se gjithçka ndodh për një arsye. Nga 360 universitete që ka Finlanda, të japin mundësi për të bërë transfer, e unë e zgjedha Kosovën, sepse duket se kështu ka dashur Zoti, të sprovohem shumë dhe të bëhem aq e fortë sa një ditë të jem lider për gratë në botë, që përmes programeve të mija t’i mësojë se si të mos kalojnë nëpër ato që kam kaluar unë.
Ose, nëse kalojnë, si ta gjejnë dashurinë dhe motivacionin përsëri për jetën e tyre.

Sigurisht, dikur të kanë përmbushur komplimentet. Po sot si qëndron në këtë aspekt?
– Me kalimin e viteve, gratë që e mbajnë veten, e vlerësojnë veten, arrijnë t’i afektojnë edhe më shumë njerëzit me bukuri, sharmë, inteligjencë, sepse reflektojnë më tepër vetëbesim dhe dinë t’i nxjerrin më lirshëm në pah virtytet e veta.
Ndoshta kjo është edhe arsyeja pse unë marrë më shumë komplimente sot se dikur.
E vlerësoj, e respektoj, e dua veten me shumë se kurrë, sepse e di sa e vlefshme jam si person.

Vërehet që ke punuar mjaft me vetëbesim. A mendon që je “on the top”?
– Po, mendoj bindshëm që jam “on the top” në jetën time. Jeta është shumë e bukur, bekim nga Zoti. Nëse secili njeri bindet që jeta është dhuratë, atëherë do ta festojë ditëlindjen çdo ditë, siç bëj unë.

A e ke pasur gjithmonë këtë këndvështrim për jetën?

– Ata që më njohin e dinë se gjithmonë kam qenë njeri pozitiv, ani pse jeta nuk më ka rezervuar vetëm momente tepër të bukura.

Me gjasë, po aludon në vitin 2010, atëherë kur në publik doli një video e juaja “intime”. Si ishte ajo periudhë për ty?

– Kjo ka qenë një periudhë mjaft e vështirë për mua sa i përket shëndetit mendor, pasi shantazhohesha dhe krejt kjo krijonte traumë.

Nga kush u shantazhove, si ndodhi, çfarë bëre në atë kohë?
– Isha e lidhur me një djalë dhe hyri një haker në bisedat tona private dhe e mori atë video dhe u shantazhova shumë për para, por prapë e hodhi videon në internet…

Kjo gjë, sigurisht, la gjurmë në jetën tënde dhe ti u shkëpute nga të gjitha aktivitetet e asaj kohe. Si eci jeta jote tutje?

– Mu desh të merresha me shëndetin tim mendor. Isha e dërrmuar, pasi isha vetëm 21-vjeçare dhe vija nga një familje mjaft tradicionale shqiptare.
Ndonëse e lindur dhe e rritur në Finlandë, për mua dhe familjen time ajo çfarë kishte ndodhur ishte gjë e madhe.
Kurrë nuk kam dashur të njihem për skandale, por si grua e fortë, lider, e mençur, e pse jo edhe e bukur. Ja që ndodhi…
Por, jam me fat që më ndodhi, sepse sot jam kjo që jam tash…

Për më shumë se dhjetë vjet keni bërë një rrugë të gjatë të punës me vetveten, duke u kthyer më e fortë se kurrë. Ku je sot, ç’bën?

– Kanë kaluar 12 vjet nga ajo kohë dhe më ka ndihmuar shumë “bordi i vizioneve”, që ja kam bërë dhuratë vetes.
Kam arritur t’i realizoj shumë nga 10 pikësynimet e mija rreth asaj se kush do jem dhe çfarë do të bëhem.
Kam kryer mjekësinë, fakultetin e ekonomisë, kam hapur biznesin tim, kam punuar me shëndetin mendor dhe është tejet e rëndësishme që kam arritur t’u ndihmojë fuqishëm femrave që kanë kaluar nëpër situata të ngjashme me ato të mijat, të cilat më shkruanin përditë, duke më pyetur se si ia kam dal unë dhe çfarë duhet të bëjnë ato…

Kështu, si duket, ka nisur edhe ideja e platformës tënde sot?
– Gjithçka ka nisur si ndihmë drejtuar grave, që përmes ushtrimeve të fitnesit virtual të punojnë në drejtim të mirëqenies fizike dhe emocionale.
Para disa muajve kjo ide është shndërruar në platformë, duke konstruktuar fillimisht web sajtin dhe çdo gjë tjetër që duhet që ky projekt të funksionojë siç është më së miri.

Ky projekt quhet “Body, mind and soul”, që do të thotë se ngërthen në vete ushtrime që kontribuojnë në mënyrë shumë pozitive për trup, mendje dhe shpirt, apo?
– Po, sepse, thonë se mendja e shëndoshë në trup të shëndoshë. Unë jam trajnerja kryesore që do të punojë me gra nga e gjithë bota, por edhe gra nga të gjitha trojet shqiptare, që do të kenë mundësi të abonohen me një çmim shumë më solid.
Gratë do të bashkohen në ushtrime fizike, në mënyrë virtuale për katër herë në javë bashkë me mua.
Dhe, një herë gjatë javës do të kemi biseda, kryesisht, me psikologë, me të cilët do të flitet për aspekte të ndryshme të shëndetit mendor.
Edhe unë do të përpiqem që edhe në këtë një ditësh të sjellë përvojat e mija se si mundet një grua t’i kthejë problemet personale në forcë dhe kurajo.

Numri i grave pjesëmarrëse do të jetë i limituar?
– Po, sepse nuk mund të marrim qindra mijëra gra, pasi secilës duam t’i japim kohën dhe vëmendjen e duhur.

Cili është “modeli” i gruas që është rast për t’u bashkangjitur në “Body, mind and soul” nga Juliana Nura?
– Është ajo grua që dëshiron të bëhet më mirë. Nëse një femër, që ka kaluar diçka traumatike (siç kemi kaluar krejt ne në diçka të trishtë), atëherë bashkë do të bëjmë mrekulli.

Siç po e kuptoj, projekti yt është me karakter global, a?
– Me gra nga vende të ndryshme të botës ka kohë që ka filluar puna. Kam të inkuadruara në projektin e fitnesit, mendjes dhe shpirtit gra angleze, suedeze, finlandeze, norvegjeze, polake etj.
Kam disa shqiptare me të cilat po punoj për momentin dhe shumë shpejt do të rritet numri, falë abonimit më të lehtë në platformë.

Me gjithë këto punë e angazhime, a ke jetë private?
– S’ka jetë private për momentin, ka shumë punë. Tani për tani një lidhje, fejesë, apo martesë është një plan pak më i largët.
Natyrisht, besoj në martesë dhe familje, andaj në të ardhmen shpresoj që të ndodhin edhe këto gjëra të bukura.

Ç’thonë e mendojnë prindërit sot për ty dhe punët që bënë?
– Janë krenarë me mua dhe atë që bëjë. Nëna ime shpesh më thotë se ndihet krenare me mua dhe atë se si punoj me femrat e tjera, për t’ua bërë më të lehta sfidat nëpër të cilat kalojnë.
Njëjtë dëgjoj edhe nga shoqet, që thonë se janë me fat që e kanë një shoqe besnike, mbështetëse dhe të dashur.

Këshilla jote për femrat?
– Kurrë mos u ndikoni nga mendimet e rrethit, qofshin ato edhe të familjes. Ecni përpara drejt realizimit të ëndrrave tuaja dhe realizimit të vetvetes. Bëhuni versioni më i mirë i vetes suaj!
Dhe, mos lejoni të poshtëroheni, pavarësisht se çfarë u ka ndodhur në jetë…

E ardhmja?
– Kam plane të mëdha për të ardhmen time, e që uroj të kem shëndet e t’i realizoj. Lidhen me platformën për të cilën folëm, biznesin, por edhe me zhvillimet në jetën time private.

Për fund?
– Për mua ka rëndësi që kur përmendet emri im, Juliana Nura, njerëzve t’u vijë në mendje goca që nuk është trembur, nuk është mposhtur dhe nuk e ka poshtëruar asgjë në botë.


Etiketa: Juliana Nura

POSTIME TË NGJASHME

Showbiz

Kejsi i jep dhuratën e papritur Stresit në BBVK

33 minuta më parë
Showbiz

Bledi Mane thyen rregullin kryesor në “BBVA”, jep informacione nga jashtë Oltës

1 orë më parë
Per Jete

Një kollë e vazhdueshme mund të dëmtojë zemrën – kur duhet të shkoni te mjeku?

2 orë më parë
Showbiz

“E pashë në ëndërr”/ Dea qan për largimin e Amosit

2 orë më parë
Showbiz

Shitësja e veshjeve kombëtare kërcënon Lugatin: Nëse përsëritet, betohem se nuk do e lë vetëm me një shkrim

3 orë më parë
Showbiz

Arjola Demiri e zbulon dashurinë e saj të vërtetë!

3 orë më parë
Postimi tjetër

Billie Eilish shpalosë të vërtetën për trupin e saj

Angelina Jolie kapet mat me aktorin 26-vjeçar, çfarë po ndodh mes tyre?

“A je mirë me mend, a je normal”, sërish përplasje mes Getinjos dhe Vivien

TË FUNDIT

Mollë të pjekura më kanellë dhe fruta të thata

16 minuta më parë

PËRBËRËSIT: 4 mollë të mëdha të verdha, 100 g sheqer kaf, 65 g arra të copëtuara, 40 g rrush i...

FSK e shpëton një fëmijë 2 vjeç në Turqi

27 minuta më parë

Forcat e Sigurisë së Kosovës e kanë shpëtuar një fëmijë 2 vjeç në Turqi, derisa ende po mundohen ta shpëtojnë...

Kejsi i jep dhuratën e papritur Stresit në BBVK

33 minuta më parë

Stresi sot është befasuar me një fotografi nga paragllajdisti. Ai nga qielli i solli një fotografi në të cilën ishte...

Nacionalisti famëkeq rus Igor Mangushev u qëllua për vdekje në Ukrainë

41 minuta më parë

Kapiteni famëkeq i ushtrisë ruse dhe mercenari Igor Mangushev ka vdekur në spital, disa ditë pasi u qëllua në kokë...

Katër materiale të cilat nuk do të duhej t’i lani me zbutës

46 minuta më parë

Përdorni gjithmonë sasinë e rekomanduar të zbutësit të rrobave Të gjithë i duan rrobat të pastra, me aromë dhe të...

Bledi Mane thyen rregullin kryesor në “BBVA”, jep informacione nga jashtë Oltës

1 orë më parë

Në fillim Xhonatan Islami, tani Bledi Mane. Duket se banorët e rinj që i bashkohen shtëpisë së “Big Brother Vip”...

MË TË LEXUARAT

“Duje” e Albina Kelmendit,një nga këngët më të klikuara të janarit në “Eurovision”

Neymar rikthehet me ish-të fejuarën, publikojnë momentin intim

Horoskopi i muajit shkurt: SHIGJETARI dhe BRICJAPI

Si ndikon gjumi jo i mirë në rritjen e rrezikut nga prekja e gripit

Sizmologu turk regjistron tingullin e tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë

Ekspertët tregojnë sa shpesh duhet t’i lani pizhamet

Hëna e plotë do të ndikojë shumë keq tek këto 2 shenja në muajin shkurt

I mbushi 38-vjeç dhe ende miss, kjo është Albina Hashani

Vjen një lajm fantastik për një kategori të pensionistëve

Kurti i përgjigjet Escobarit: Të bëhemi fer, njëherë njohja e ndërsjellë e mëpastaj Asociacioni

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist