Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ç’thotë Ministrja Haxhiu për Thaçin e Mustafen

nga Revista Kosovarja

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thacçi po mundohet të krijojë një qeveri, e të cilën ajo thotë se nuk ka të drejt ta bëjë.

Mbi artikull

‘’Thaçi nuk është subjekt, nuk mund të krijojë qeveri’’, thotë ajo.

‘’Presidenti Thaçi po mendon se është njëri prej subjekteve që të krijojë një qeveri si do ai. Kushtetuta është e qartë, ai ka vetëm një rol objektiv’’, shton ajo.

Tutje ajo thotë se vetëm VV mund të krijojë qeverinë e re, ndryshe vendi shkon në zgjedhje.

Moneytizer Paragrafi 4

‘’Edhe ata që e kanë shkruar kushtetutën e kanë pranuar. Nëse nuk pranojmë të krijojmë qeveri, atëherë shkojmë në zgjedhje’’, thotë Haxhiu.

Haxhiu ka thënë disa fjalë edhe për kryetarin e LDK’së, Isa Mustafa, që deklaroi se VV po instalon diktaturë në Kosovë me shkelje të Kushtetutës.

‘’Mustafa po na flet për shkelje kushtetuese, ndërsa ai vetë e pat shkelur me Zajdenicën. Çdo vendim që e kemi marrë menjnëherë pati kundërshtime. Ata po e shtrojnë rrugën për një koalicion me PDK’në. Kështu e kanë qëllimin me diskursin e tyre SHIK’u, PDK’ja etjj… e pastaj ta bëjnë qeverinë me ta. Mundësia që të ketë qeveri pa VV’në nuk e kanë.’’

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]