Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Dalin rezultatet e analizave për vajzën që u pa e shtrirë në rrugë

nga Revista Kosovarja

Vajza 18-vjeçare nga Prishtina, E.Goxhuli, nuk është e infektuar me koronavirus, ka konfirmuar prindi i saj, Januzi.

Mbi artikull

Prishtinasja u shtri në Klinikën Infektive një ditë më parë, nën dyshimet se ishte prekur nga Covid-19 dhe ishte në pritje të rezultateve, me ç’rast rezultoi negative.

“Vajzës i ka dal rezultati negativ për koronavirus. Jemi gëzu sepse kemi pas kontakt me shumë njerëz”, tha Januz Goxhuli për Gazetën Sinjali.

Ndryshe, ky prind ka kërkuar nga organet e drejtësisë ta hetojnë rastin e vajzës së tij për shkak të pretendimeve se nuk ka marrë trajtim mjekësor dhe nuk ka ardhë as Emergjenca ta marrë.

Moneytizer Paragrafi 4

Ndërkohë, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se rasti në fjalë po hetohet nga Inspektorati Shëndetësor.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]