fbpx

Çun Lajçi: Nanë gjithçka më mësove, por si të mbrohem nga nji burrë i pa burrë kurrë s’më kallxove

nga Revista Kosovarja

Një 18-vjeçare nga Ferizaj dyshohet se u vra në mënyrë makabre nga dy të rinjë të cilët tanimë i ka arrestuar Policia e Kosovës.

Për këtë ditën e sotme ka reaguar edhe Çun Lajçi, i cili ka thurrur edhe disa vargje për të.

Shkrimi i tij:

Nanë, a duhet heshtë
(Marigonë O)
M’lindët nga palcë kurrizi e m’puthët
m’treguet për jetën diçka edhe për turpin
m’dhatë kamë por jo dorën kur u rreëzova
s’me mbrojtët nga dhunë e përdhunë
Je femën thashë nuse e re duro
fjalën ndrydhe si dhimbjen n’zemër
Baba m’kallxoi ç’asht nderi nana ç’asht turpi
por s’treguen ç’asht dashnia
dhash shpirt para nji burri gjysëm burri
që s’diti ç’asht grueja
Nanë
Gjithçka më mësove
por si të mbrohem nga nji burrë i pa burr
kurrë s’më kallxove
Gusht, 2021

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]