fbpx

Çun Lajçi voton nga banesa. Pse?

nga Revista Kosovarja

Aktori ka njoftuar se është infektuar me koronavirus.

Çun Lajçi me anë të një postimi në Facebook ka shkruar se është infektuar me Covid-19.

Si shkak i infektimit, aktori ka votuar nga banesa e tij.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet parlamentare që janë duke u mbajtur sot ka angazhuar ekipe mobile për t’u mundësuar votimin të gjithë atyre që janë të infektuar me koronavirus.

Postimi i plotë i tij:

Unë votova
Përsonat përgjegjës erdhën n’banesën time
Tek unë i infektuemi me Covid
Dhe ia përcaktova fatin vetës e Kosovës
Tue i përzgjedhë ATA që s’e duen interesin përsonal
Por Atdheun!
Urime KOSOVË!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]