Së fundmi një debat i ashpër ka nisur në rrjetet sociale midis shqiptarëve dhe serbëve dhe e gjithë kjo erdhi nga një peticion i krijuar që kërkon nga “ Appel” vendosjen e Kosovës në hartë.
Të shumtë janë artistët të cilët u përfshinë në mbrojtjen e kësaj nisme, mes tyre ishte Rita Ora dhe Dua Lipa, ku kjo e fundit ka publikuar në llogarinë e saj në “Instagram” një foto me flamurin shqiptar sipër të cilit shkruante autoktone.
As Dafina Zeqiri nuk ka qëndruar indiferente, këngëtarja që prej ditës së djeshme ka publikuar video dhe foto të ndryshme për t’i kujtuar të gjithëve që Kosova nuk është Serbi. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj disa fotografi përmes të cilave ka treguar realitetin e luftës në Kosovë.
Në imazhe shihen refugjatë, fëmijë dhe qytetarë të popullit të Kosovës me sy të përlotur. Kujtojmë që peticioni i nisur për kompaninë “Apple” deri tani ka marrë mbi 100 mijë nënshkrime.