fbpx

Dafina tregon gjendjen e saj pas infektimit me Covid: “Zyrtare…S’mund të ndiej asgjë”

nga Revista Kosovarja

Shumë fytyra publike janë infektuar me koronavirus, e së fundmi është prekur edhe këngëtarja, Dafina Zeqiri.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në rrjete sociale.

Dafina është karantinuar në shtëpi së bashku me partnerin e saj, Dj Geek, kështu duket sipas disa fotografive të postuara dhe tregojnë se kanë simptoma të lehta të virusit.

Së fundmi, këngëtarja ka publikuar në InstaStory një foto ku shkruan:

“Zyrtare… S’mund të ndiej asgjë”, duke lënë të kuptohet se tanimë si pasojë e infektimin e koronavirus ka humbur dhe nuhatjen.

Kujtojmë se pak kohë më parë Dafina iu nënshtrua edhe një operacioni në gju, për të cilin iu deshën gati 5 javë që të rikuperohej.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]